Kryeministri Kurti në adresimin për media ka folur edhe rreth karantinimit të personave të ardhur nga jashtë në Kosovë.
“Karantinimi është i tillë për shkak që nuk lejohesh të dalësh, Policia e Kosovës dhe zëvendësministri i Jashtëm po kujdesen për këtë. Jemi në këtë situatë që jemi dhe shpresoj që edhe ata që janë të mbyllur aty do arrijnë të kalojnë këto dyjave sa duhet të qëndrojnë – kështu ta mbrojnë vetën dhe shëndetin publik”.
Kurti deklaroi se ardhjet që janë bërë në Kosovë nga jashtë e kanë sjellë virusin në vend.
“Karantimi është që të kufizohet kontakti fizik, e dimë që ardhjet që janë bërë në Kosovë janë ata që kanë sjellë virusin korona”
Kurti mes tjerash theksoi se problem nuk ka rreth diagnozës së përgjithshme mirëpo problemi është tek vaksina e kurimit e cila sipas kryeministrit nuk pritet të zbulohet së shpejti.
Mirëpo Kurti tha se diagnozë është edhe shmangia e daljeve jashtë dhe qëndrimi në distancë si dhe mbajtja e higjienës.