Kurti emëron edhe një këshilltare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot Furtuna Sheremeti si Këshilltare të Jashtme Politike për Çështje Juridike.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi dërguar për media.

“Znj. Sheremeti është e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ku edhe ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka kryer studimet Master në Kriminologji e Shkenca Penale në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht është në vitin e fundit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Leuven-it në Belgjikë, ku po hulumton temën e adresimit dhe matjes së dëmit të shkaktuar nga krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, shkruhet në njoftim.