Kurti e Vuçiqi priten me hamburgerë dhe Coca-Cola në Bruksel

Ka nisur në Bruksel takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë -Serbi, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Takimin po e ndërmjetësojnë përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ajo që ka rënë në sy nga ky takim, ka qenë prania e disa hamburgerëve të vegjël dhe kanaçeve të Coca-Colas në tavolinën ku po zhvillohe takimi. Kurti e Vuçiqi nuk janë përshëndetur me të hyrë në sallën e takimit, madje as që janë shikuar në sy. Takimi është thirrur nga Borrell pas tensioneve të krijuara në veri më 31 korrik si pasojë e dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targa dhe për reciprocitet për dokumente me Serbinë.