Kurti e quan Rugovën president historik: Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij gjatë viteve të ‘90-ta

Te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, kryeministri Albin Kurti, i ka thurur lavde figurës dhe kontributit të atij, të cilin më parë nuk e vlerësonte.
Dita e parë e punës së Albin Kurtit si kryeministër i ri i vendit, i qëlloi të jetë në përvjetorin e bo*mbardimeve të NATO-s. Ai paraditën e sotme e ka shënuar me vizita te varret e dëshmorëve, në Prekaz, në Gllogjan, për të shkuar më pas te va*rri i presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Kurti, pas homazheve te Rugova, e ka quajtur atë ‘president historik’ dhe ka thënë se e kujton kontributin e tij gjatë vitëve të ’90-ta dhe rolin e Rugovës në ndërkombëtarizimin e problemit të Kosovës.
“Pas homazheve të Prekaz dhe në Gllogjan, bëmë homazhe te presidenti historik Ibrahim Rugova, Presidentit të parë të Kosovës, por edhe njëkohësisht presidentit . Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij përgjatë viteve të 910-ta, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që ishte i vlefshëm për ndërhyrjen e aleancës më të madhe ushtarake”, ka thënë Kurti
Kryeministri më pas ka vazhduar homazhet te veprimtari Demaçi, me të cilin kishte gjithmonë afërësi për së gjallë. Edhe aty e ka konsideruar Demaçin si veprimtarin më të shquar të shqiptarëve.

Gjatë një vizite të bërë sot tek varri i tij, Kurti ka thënë se Demaçi është simbol i rezistencës dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.
Më tutje Kurti deklaroi se as qëndrimi i gjatë i Demaçit në burg nuk e kanë ndalur atë që të kontribuojë për vendin.

“24 marsin sivjet si Qeveri e Kosovës dhe e re e filluam tek njëri Adem, Adem Jashari dhe po e përfundojmë tek një Adem tjetër. Tek Adem Demaçi simboli i rezistencës tonë dhe veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare dhe i paepur që e kishte një jetë të tërë vepër për interesin tonë të përgjithshëm dhe se pavarësisht burgosjeve të gjatë që gjithsej bëjnë 28 vite nuk u ndal, nuk u lodh dhe nuk u thye asnjëherë. Kujtimi për të është i përjetshëm dhe padyshim që kontributi i baçit Adem do të mësohet e do të kultivohet ndër brezat e veprimtareve”, ka thënë Kurti.