Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij yllin botëror Dua Lipa dhe babanë e saj, Dukagjin Lipa.
Në ditën e fundit të mbajtjes së “Sunny Hill Festival”, Kurti ka thënë se është koha për t’i thënë faleminderit Lipës dhe ekipit të saj për promovimin që i ka dhënë shtetit të Kosovës dhe çështjes së liberalizimit të vizave.
“Festivali “Sunny Hill” i shton shije jetës së pasur kulturore të shtetit tonë. Pas katër ditë performancë muzikore me emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, është momenti t’u themi faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës. Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë mes tjerash kryeministri i Kosovës.