Kurti e Osmani u drejtohen me letra partive politike, i ftojnë në takim

Ushtresja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë ftuar partitë politike për të diskutuar për formimin e institucioneve.

Në letra të dërgyara në adresë të subjekteve, Osmani e Kurti theksojnë se është shumë e rëndësishme të ecet tutje, pas reflektimit të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Letrat janë dërguar në adresë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partive të komuniteteve.