Kurti: “Do të aplikojmë për anëtarësim në BE”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë njoftoi se vitin tjetër Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në fushën e zbatimit të rekomandimeve të BE-së, Kurti tha se kanë themeluar strukturat koordinuese ndërinstitucionale për procesin e integrimit evropian.