Kurti dë*non ash*për su*lmin ndaj udhëheqësve të “Trepçës” (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dë*nuar ash*për su*lmin ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiu, në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.
Gjatë vizitës së tij në “Trepçë”, bashkë me Ministren Rizvanolli, Kurti u zotua si kryeministër se nuk do të ketë asnjë individ apo grup më të fuqishëm se shteti.

“Na vjen shumë keq se çfarë ka ndodhur, pra një su*lm i organizuar dhe i dhu*nshëm mbi udhëheqjen, por me këtë rast e dë*nojmë ash*për këtë su*lm të tillë i cili është i drejtuar kundër “Trepçës” dhe nuk është për të mirën e Kosovës. Si kryeministër zotohem se nuk do të ketë asnjë individ apo grup më të fuqishëm se shteti. Ata të cilët synojnë të jenë më të fuqishëm se shteti bien ndesh me ligjin. Jemi republikë dhe demokraci, jemi qeverisje e mirë, andaj ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani, e ka mbështetjen time të plotë bashkë me zotëri Bahriun, kryesues i bordit këtu”.

“Këshilli grevist ka bërë kërkesë që ata të cilët e kanë pësuar dhu*nën e atij grupi prej dhjetëra njerëzve që nuk dihet ende kush janë, këta të cilët i kanë paraqitur deklaratat në polici, t’i tërheqin ato, merreni me mend. Nuk iu ka mjaftuar që e kanë su*lmuar drejtorin, por me kërkesa që këta tash t’i tërheqin deklaratat që e kanë pësuar dhu*nën, kjo nuk do të ndodhë. Edhe bordi aktual edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit e kanë mbështetjen e plotë të ministres Rizvanolli, timen dhe të Qeverisë, edhe punëtorët. Por ne i ftojmë që të mos bien pre e një këshilli grevist i cili kërkon që të tërhiqen deklaratat e dhëna në polici”.