Kurti: Dallon kur SHBA na lyp diçka për vete dhe kur kërkon diçka për raportin tonë me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka folur sot për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti ka thënë se ka dallim kur SHBA-ja i kërkon diçka Kosovës në aspektin e raporteve bilaterale, këtu ka marrë shembullin e refugjatëve afganë. Kurti thotë se pranimin e afro 2 mijë refugjatëve Kosova e ka bërë pa kurrfarë hezitimi.

Megjithatë sipas kreut të ekzekutivit kosovar duhet dalluar kur një emisar amerikan kërkon diçka që ka të bëjë më raportet e Kosovës me Serbinë.

Kurti thotë se për diçka të tillë duhet të mendohet mirë dhe që Kosova të jetë e vëmendshme.

“Unë jam i bindur se do të mund t’i sqarojmë paqartësitë. Kemi sfida me emisarët edhe evropian edhe amerikan, por raportet tona bilaterale me SHBA dhe BE janë të shkëlqyeshme. Kur vjen emisari evropian apo amerikan si ndërmjetësues atëherë këtu nuk është ne pyetje Evropa apo Amerika, por është në pyetje raporti ynë me Serbinë. Dhe kjo natyrisht që s’është e njëjta gjë. Duhet ta dalloni kërkesën që na bënë Amerika psh për t’i pranuar refugjatët nga Afganistani, 1893 i kemi pranuar. Këtu s’kemi kurrfarë dilema. Kur SHBA në kuadër të raporteve bilaterale kërkojnë diçka prej neve ne s’kemi kurrfarë dilemash.

Por kur emisari amerikan kërkon diçka që ka të bëjë në raportin tonë me Serbinë, ne duhet të mendojmë mirë, te jemi të vëmendshëm të kujdesshëm, por natyrisht gjithnjë te jemi bashkëbisedues e të përkushtuar” , ka deklaruar kryeministri./Express/