Kurti: Ata që kanë ikur tinëz malit e janë strehuar nga Serbia të ekstradohen sa më parë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti sot në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka folur për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se në Kosovë nuk ka vend për terroistë veç para drejtësise.

“Ne kërkojmë që ata që kanë ikur tinëz malit e janë strehuar nga Serbia të ekstradohen në Kosovë sa më parë”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu organizatat Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut ka prova të shpallen organizata terroriste edhe nga shtetet tona mike e aleate siç bëri Qeveria e Kosovës para tre muajsh”.

Kryeministri për një moment foli edhe për prezencën e FSK-së në veri.

“Është zotimi i njëanshem ndaj NATO-s i një pararëndvsi tim që nuk lejon FSK të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet, ky vokum duhet të mbushet, për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me aleatët ndëkrombëtar, e ata praninë e NATO-s e KFOR-in atje”, tha Kurti.

Kryeministri tha Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht për aktin e agresionit ndaj shtetit të Kosovës.

“Për këtë akt agresionit ndaj Republikë tonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, i ka përsëritur ato, dhe kjo nuk duhet lejuar”, tha Kurti. /Reporteri.net/.