Kurti: Asnjë individ apo grup kr*iminal nuk mund të jetë më i fuqishëm se shteti (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në paraqitje e tij të sotme në Shkup ka deklaruar se zgjidhja e vetme për çështjen e targave dhe reciprocitetit me Serbinë është sundimi i ligjit. Kurti duke komentuar incidentet e fundit në Pikat e Regjistrimit në Zveçan dhe Zubin Potok ka thënë se “asnjë individ apo grup kr*iminal nuk mund të jetë më i fuqishëm se shteti”.

“Policia ka qenë profesionale dhe korrekte, qytetarët… edhe ata serb kanë qenë paqësorë e të durueshëm. Unë bëj thirrje që kjo të vazhdo kësisoj. Asnjë individ ose grup kr*iminal nuk mund të jetë më i fuqishëm se sa shteti. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë zgjidhje”, deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti.