Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “su*lm te*rrorist” su*lmin ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit më 15 prill, duke shtuar se nuk do të ketë “asnjë gram tolerancë” nga Qeveria për strukturat ilegale të Serbisë në Kosove.
Duke folur me gazetarët në Prishtinë më 18 prill, pas homazheve pranë bustit të Zahir Pajazitit, Kurti tha se u takon organeve të rendit që të hetojnë dhe të vlerësojnë situatën e sigurisë, pas disa su*lmeve të raportuara ndaj policisë në veri të Kosovës.
“Është Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës ato që i bëjnë analizat, studimet edhe të shkaqeve dhe të rrethanave të këtyre su*lmeve mbi pjesëtarët tonë të policisë. Ne e kemi dënuar ashpër këtë su*lm, i cili ishte su*lm te*rrorist me qenë se me p*umba, me gra*nata u gjuajtën pjesëtarët e policisë, të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale”, tha Kurti. Ai tha se su*lmi i 15 prillit, kur sipas autoriteteve të rendit në Kosovë, policët ishin su*lmuar teksa ishte nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë, kishte për qëllim të vriste policët.
“Me strukturat ilegale të Serbisë, me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga shteti i Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës”, tha Kurti.
Më 15 prill, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Policia e Kosovës ishte përballur me një sërë su*lmesh në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Sveçla tha se këto su*lme kanë për qëllim që ta destabilizojnë Kosovën.
Më 16 prill, Policia e Kosovës njoftoi se sërish ishte su*lmuar me mjete shpërthyese në afërsi të pikëkalimit kufitar në Jarinjë që lidh Kosovën dhe Serbinë.
Policia e Kosovës në muajin shkurt kishte njoftuar se ka nisur të mbyllë disa rrugë që shfrytëzohen për kontrabandë në veri të Kosovës. Ndërkaq, tetorin e vitit të kaluar, zyrtarët policorë kishin zhvilluar një aksion të gjerë kundër kontrabandës në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.
Su*lmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës i kanë dënuar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.