Kurti: Askush s’është gjykuar për kr*imin ndaj familjes Jashari

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë nderime para varrezave të familjes Jashari në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së. Në një deklaratë për media ai ka thënë se për krimin në familjen Jashari nuk është gjykuar askush.

Kurti shton se drejtësia është vonuar sepse s’ka filluar akoma.
“Për këtë sul*m të Serbisë ndaj familjes Jashari askush nuk është gjykuar dhe s’ka pasur gjykim për këtë kr*im shtetëror të Serbisë. Drejtësia është vonuar sepse s’ka filluar. Ata u flijuan për hir të pasardhësve”.

“Me nderim të përjetshëm përulemi para jetës, veprës dhe rënies së Jasharëve, kryekomandantit Adem Jashari që e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë sesa veten e tyre. Dashuria, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale janë mënyra më e sigurt që edhe ne ta duam vendin tonë”.
Bashkë me Kurtin ishte edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, si dhe Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt.