Kurti: “Asgjë nuk mund t’i arsytojë mosveprimet e organeve të drejtësisë për rastet e dhunës në familje”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e tij ka treguar veprime konkrete kundër dhunës në baza gjinore e në familje. Kurti përmendi vrasjen e para pak ditëve, ku një mësimdhënësve mbeti e vdekur nga burri i saj. Ai, këtë ngjarje e cilësoi si barbare, derisa tha se qeveria nuk do të lejojë që raste të tilla të përsëriten.

Në këtë ngjarje që po organizohet nga Ministria e Drejtësisë, e që po mungojnë gjyqtarët dhe prokurorët, ku për Kurtin, mungesa e tyre është e paarsyeshme, pasi sipas tij, ata kanë rol të rëndësishëm tek kjo kategori. Kritika për gjyqtarët dhe prokurorët pati edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk janë me ata që duhet të jenë për trajtimin e dhunës në bazë gjinore.

“Kjo nuk i bën nder as shtetit as, prokurorëve, as askujt. Nuk ka gjë që mund ta arsyetojë mosveprimin kur vjen puna deri tek organet e drejtësisë të cilat paguhen për këtë punë”, ka shtuar ai”, citohet të ketë thënë ndër të tjera Kurti.