‘Kurohet në psikiatri’/ Fisnik Syla nuk përmbahet ndaj Fjolla Morinës: Ka blerë me paratë e mia gjithçka

Pas sherrit virtual që ka shpërthyer mes dy ish-partnerëve, Fisnik Syla ka reaguar sërish sot në lidhje me Fjolla Morinën.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat e këngëtares, ndërsa ka thënë gjatë një interviste te ‘Shqipëria Live’ se Fjolla kurohet nga një psikiatër. Ai ka shtuar më tej se gjatë kohës kur ata ishin bashkë, gjithë shpenzimet e saj i ka mbuluar Fisniku.

“Fjolla Moria shkon tek psikiatri , me letra me gjëra. Në fytyrën e saj shihet që nuk është në rregull. Prej momentit që kemi qenë bashkë deri në fund të lidhjes ajo ka jetuar si një princeshë me mua. Ka blerë me paratë e mia gjithçka ka dashur edhe bizneset e saj, edhe pushimet luksoze. “- tha Fisnik Syla.