Kurbanet me çmime prej 80 deri 160 euro – shitësit janë disa të kënaqur, disa jo!

Festa e Kurban Bajramit i mbushi tregjet me kafshë për therje.
Në tregun e Kërçovës blegtorët kanë nxjerrë dele në shitje.
Çmimet e Kurbaneve këtë vit janë nga 80 deri ne 150 euro.
Shitësit qëndrojnë këtu nga orët e para të mëngjesit.
“Interesimi s’ka qenë aq keq, ka qenë mirë, delet janë shitur, kurbanet mirë kanë qenë. 120, 130 deri më 150 euro janë shitur delet e mira, ata më të dobëtat kanë qenë 80, 90, 100 aty diku. Këtë vit jemi shumë të kënaqur çmimi ka qenë i mirë, i falënderojmë njerëzit”, tha ky shitës.

Por ka nga ata që mendojnë se çmimet janë të vogla dhe interesimi është i dobët krahasuar me vitin e kaluar kur ishte edhe kohë pandemie.
“Mirë është, krahasim me vitin e kaluar është më dobët, shumë më dobët, edhe me çmimet edhe me kërkesat. Çmimet 100 euro, 80 euro varet nga delja varet nga cilësia. (Ngjitje) Krahasuar me rritjen e çmimeve dhe inflamacionit duhej çmimet të ishin më të larta”.

Therja e kafshëve në festën e Kurban Bajramit tregon sakrificë dhe përkujdesje.
Kryetari i BFI-së në Kërçovë Qamil Rushiti shpjegon kushtet therjen e Kurbanit:
“Kjo kafshë theret në emër të Zotit në periudhë të përcaktuar që do të thotë pas faljes së namazit të Bajramit deri në ditët e tretë në Namazin e iqindisë. Është periudha kur bëhet therja e kurbanit, dhe me pas ky Kurban ndahet në tre pjesë. Kurbani merr statusin Kurban atëherë kur ne e ndajmë dmth e ndajmë në kategorinë e familjes, në kategorinë e të afërmve dhe të rasteve sociale”, tha Rushiti.

Sipas myftiut në këto ditë përfundoi zbritja e Kur’anit Famëlartë, me çka Islami mori formën e tij përfundimtare si fe dhe sistem jete, pa kufizime në kohë dhe hapësirë.