Kurba e të shëruarve nga Kovid-19 rritet shpejt, 842 raste aktive, Osmani rekomandon masa të buta në vend të orës policore

Nga 1.511 rastet e regjistruara të të sëmurëve me koronavirus, 945 janë shëruar. Nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se kurba e pacientëve të shëruar nga Kovid-19 është në rritje të vazhdueshme. Që nga fillimi i situatës me pandeminë në vend, deri më tani kanë vdekur 84 persona dhe aktualisht 482 raste janë aktive. Deri më tan, në vend janë kryer 17,246 teste të Kovid-19. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se është koha me një kombinim të zgjuar të masave të buta të zëvendësohet ora policore dhe mbyllja e bizneseve.

Nga Ministria e Shëndetësisë, theksuan se konform trendëve të fundit lidhur me të shëruarit nga virusi korona, numrat janë jashtëzakonisht inkurajues.

Kurba e të shëruarve nga Kovid-19 rritet shpejt, 842 raste aktive, Osmani rekomandon masa të buta në vend të orës policore

“Numri i pacientëve të cilët kanë indikacione për teste njëjtë po bie ndjeshëm dhe me këtë bie edhe numri i testeve të kryera. Sipas informacioneve nga laboratorë privat, kërkesat për testim poashtu ndjeshëm janë zvogëluar. Koha e pritjes për testim poashtu është minimizuar, apo një ditë”, shton MSH.

Ministria informon se vazhdon aktivisht të testojë konform indikacioneve të të gjitha pikave dhe në gjitha laboratorët, por edhe syçelë siç thonë, “ndjekim situatën deri në zbutjen e plotë të epidemisë.

Kurba e të shëruarve nga Kovid-19 rritet shpejt, 842 raste aktive, Osmani rekomandon masa të buta në vend të orës policore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në profilin e tij në Fejsbuk theksoi se është vendosur sistemi me modulet në spitalin e manovrës modulare afër Klinikës Infektive. Për një afat më të shkurtër kohor, siç sqaroi, janë dyfishuar kapacitetet në institucion.

“E vendosëm sistemin me modulet në spitalin manovrues modular afër Klinikës Infektive. Për një afat më të shkurtër kohor i dyfishuam kapacitetet e institucionit. Me mbështetje financiare të Ambasadës zvicerane furnizuam dhe vendosëm “module montuese”, ku janë vendosur ambientet për shtretër spitalorë, dhoma për pushim të personelit, tualete për pacientë dhe personelit dhe dhoma për takime.

Ai sqaroi se e gjithë kjo strukturë është e lidhur me “lidhje të ngrohtë” me ndërtesën e Klinikës Infektive, ndërsa në periudhën e cila vijon do të pajiset edhe me pajisje të nevojshme jo mjekësore.

Kurba e të shëruarve nga Kovid-19 rritet shpejt, 842 raste aktive, Osmani rekomandon masa të buta në vend të orës policore

Osmani deklaroi se është momenti të shqyrtohet mundësia kombinimi përkatës i masave të buta në përballjen me epideminë të Kovid-19 të zëvendësohet për orën policore dhe mbylljen e bizneseve.

“Është koha që me kombinim të mençur të masave të buta ta ndryshojmë orën policore dhe mbylljen e bizneseve”, theksoi Osmani me çka edhe në këtë rast edhe një herë potencoi mbajtjen e domosdoshme të maskave dhe distancimin fizik si masa të buta të cilat do ta zëvendësonin orën policore.

Sondazhi i fundit i mendimit publik që për “Detektorin” e ka realizuar Instituti për Kërkime Politike- Shkup, edhe pse vërehet një rënie e butë, megjithatë qytetarët edhe më tej në shumicë të madhe u japin mbështetje masave kufizuese për mbrojtje ndaj virusit korona.

Sipas rezultateve të hulumtimit, 57.5 për qind e qytetarëve konsiderojnë se masat e vendosura janë adekuate, 21.2 për qind i konsiderojnë të mjaftueshme, ndërsa 13.2 për qind si të pamjaftueshme.

Kurba e të shëruarve nga Kovid-19 rritet shpejt, 842 raste aktive, Osmani rekomandon masa të buta në vend të orës policore

Ulje të vogël shënon edhe mbështetja për ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipce ndaj punës së të cilit të kënaqur janë shprehur 78.3 për qind e të anketuarve, që është më pak ndaj atyre 80 për qind regjistruar në sondazhin e muajit mars.

Kur bëhet fjalë për qytetarë të cilët janë të pakënaqur nga puna e ministrit Filipce, numri i tyre prej 11 për qind në mars është rritur në 15.2 për qind në prill. 71.2 për qind e të anketuarve, thonë se janë të kënaqur me punën e autoriteteve lidhur me krizën e virusit korona, derisa 22.2 për qind thonë se nuk janë.

Në krahasim me një studim të mëparshëm të opinionit publik në mars, kënaqësia e qytetarëve nga puna e autoriteteve kishte rënë për 8 pikë procentuale për një muaj, ndërsa për 8,2 pikë procentuale është rritur pakënaqësia për periudhën e njëjtë.

Rezultatet, madje tregojnë se 77.2 për qind e të anketuarve besojnë se masat e marra nga autoritetet e parandalojnë përhapjen e virusit, derisa 17.9 për qind nuk janë të bindur në këtë.

Më pak se gjysma e të anketuarve besojnë se kujdesi shëndetësor në vend ka resurse për t’u përballë me krizën. Qëndrim të tillë ndajnë 41.2 për qind e të anketuarve, ndërsa 35.2 për qind kanë mendim të kundërt.