“Kurani e ndalon bixhozin! Si i gënjente Edi Rama për mbylljen e kazinove

Të ndjekësh fushatat elektorale të partive, jo që nuk beson asnjë fjalë, por nga premtimet që dëgjon mund të shkrihesh së qeshuri për të gjithë jetën. E themi këtë, pasi duke filluar nga politikanët e vjetër e deri tek të rinjtë, gënjeshtrat në fushatat elektorale, i kanë pothuajse të njëjta. Nga e gjithë klasa politike ekzistojnë disa persona që mashtrimin dhe propagandën e kanë gjak në vena dhe ushqim në vakte.

I pari që kryeson listën, si pinoku i premtimeve dhe njeriu që snjeh kufij në fjalitë e mbushura me gënjeshtra është kryeministri aktual Edi Rama, ose siç njihet ndryshe nga qytetarët shqiptarë, “Ai që shkatërroi Shqipërinë”. Në një kohë që sapo është vendosur data e zgjedhjeve parlamentare, ku bosat mavi nxjerrin paratë për të blerë zgjedhjet, Edi Rama i gostit ata me rihapjen e kazinove në qendër të Tiranës, duke lëpirë premtimin që bëri kohë më parë.


I ftuar në një emision televiziv, Edi Rama, para se të mbyllte përfundimisht bastet dhe kazinotë, u shpreh se Kurani e ndalon bixhozin, duke propaganduar kështu aksionin që do të ndërrmerte.
Mirëpo, mesa duket Rama ka shkelur mbi Kuran, edhe pse është shprehur që nuk e ka bërë për atë, ai u lartësua pa turp pas tij. Gjithashtu, i ftuar në një spektakël humori, pas datës 1 Janar, ku gjithçka që kishte lidhje me bixhozin ishte mbyllur, Rama tha se shqiptarët pa luajtur në këto lojra kanë fituar minimumi 1 milionë euro në ditë, çka deri më sot përkthehet në një shifër të madhe parash. Pra si të mos mjaftonte një, Rama ka vijuar edhe më tej me mashtrimet që shqiptarët i dëgjonin përditë.