Kur Zaev mashtronte shqiptarët për rastin “MONSTRA”(Video)

Që kur Fatime Fetai kërkoi bu*rgim të përjetshëm për Alil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviqin ky proces është bërë akoma më shumë i ndërlikuar ndërsa ka nxjerrë në pah sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut që është përpara një sprove të rëndësishme për shkak se ky rast ndryshe u interpretua nga Zoran Zaev kur ai pretendonte pushtetin i cili pati deklaruar për të akuzuarit se nuk ka dëshmi që të mbahen në bu*rg. Por Fatime Fetai thotë dicka tjetër duke kërkuar dënimin maksimal për ta.

Zaev deklaroi atë kohë se nuk e dijnë të vërtetën as ata të cilët janë gjoja fajtorë për këtë proces për vrasjet dhe ndryshe tashmë deklarohet prokurorja e rastit. “Them” gjoja” sepse edhe vetë nuk besoj se është kështu!Edhe ata nuk besojnë dhe e kërkojnë të vërtetën. Gjurmojnë atë. Edhe ata të cilët humbën jetën, respektivishttani familjet e tyre, nuk besojnë se ajo është ashtu sikurse u prezantua në publik.” kështu pati deklaruar Zoran Zaev atë kohë për këtë proces ku po vuajnë pasojat si shqiptarët që akuzohen poashtu edhe failjet e të vr*arëve.

Të gjithë po e kërkojnë të vërtetën e kësaj historie të trishtë por ndryshe u tha dhe ndryshe u bë për Monstrën. Do të dalë e vërteta? Ajo që do ta zbardhi është e vërteta e lidhur me të dhënat që i posedoj.Cfarë ka Zaevi? Biseda telefonike, mesazhe sms, gjithcka që është e lidhur me të do të dalë në publik ishte shprehur tashmë kryeministri Zaev.

Ai u shpreh në kohën kur po paraqiste bo*mbat se nuk do të interpretojë unë cka është, si është. Publiku do ta interpretojë ashtu sic po e intepreton vet këtë proces të zbardhjes së asaj që ka ndodhur deri tani. Ajo e vërtetë sipas Zaevit do tju jep përgjigje shumë pyetjeve. “Unë nuk jam Gjykatës e as Prokuror, por sipas ” bom*bave” për të akuzuarit nuk ka dëshmi që të mbahen në bu*rg!” deklaroi Zaev.

Përderisa ky i fundit u shpreh atë kohë se për të akuzuarit nuk ka dëshmi që të mbahen në bu*rg, është prokurorja e rastit Fatime Fetai që kërkoi për të akuzuarit bur*gim të përjetshëm. Ndryshe Prokuroria kërkoi bur*gim të përjetshëm për Alil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuar në rastin “Monstra”. Për Fejzi dhe Haki Azirin, prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënim maksimal. Të gjithë i ndjek për veprën terrorizëm dhe ndihmë të terrorizmit. Për të akuzuarin Sami Luta është tërhequr akuza për shkak të mungesës së provave.

“Përveç dënimeve të parapara maksimale për këto vepra penale, bur*gim të përjetshëm për Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviq, pesëmbëdhjetë vjet bur*gim siç parashikon dispozita për vepër të përsëritur penale mund t’i shqiptohet Fejzi Azirit, mes nëntë dhe dhjetë vjet bu*rg në bazë të dispozitave për zbatimin e veprave të përsëritura mund t’i shqiptohet Haki Azirit. Për ngjarje të tillë, si prokuror por edhe si njeri dhe qytetar i këtij vendi, nuk besoj se një dënim tjetër do të arrinte qëllimet e dënimit- deklaroi Fatime Fetai, Prokurore.TS

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1586429811544598&id=196471620540431