Kur u morr peng Skënderbeu nga Osmanët?

Në 548-vjetorin e vde*kjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu historiani kosovar Jahja Drançolli ka bërë një postim në Facebook.

Aty përshkruhet shkurtimisht jeta e Skënderbeut që nga rënia e Krujës në dorë të Osmanëve në vitin 1415 deri në vde*kjen e heroit.

Sipas Drançollit gjatë kësaj kohe i ati i Skënderbeut Gjoni ishte i detyruar t’i dërgonte bijtë e tij peng në oborrin e Sulltanit. Historiani nuk e përcakton saktë datën e marrjes së Gjergjit nga Osmanët prandaj për këtë detaj pyetet nga një komentues.

“Çështja se kur u mor peng Skënderbeu, në historiografi përgjithësisht ka disa pasaktësi. 9 vjeçar ose 18 vjeçar. Dorëzimi ka mundur të ndodhë në vitin 1415 ose 1423. Atje Gjergji ishte konvertuar në musliman dhe mori emrin Skënder (nga Aleksandër), si dhe u edukua në shkollën e iç-ogllanëve!” shkruan Drançolli në profilin e tij në Facebook