“Kur turpërohesh para vëllait të vogël”

Belind Këlliçi
Kur turpërohesh para vëllait të vogël
Në Prishtinë, Këshilli i Komunës, ka miratuar me votë unanime propozimin e kryebashkiakut Shpend Ahmeti, për të dhënë 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë. Në një realitet tjetër, kryebashkia jonë, nuk jep asgjë. Vetëm foto, me xixa, me drita, me ngjyra.
“Rrugë, rrugë, rrugë” u bë “foto, foto, foto”.

Po nga Kosova na vjen lajmi se familjarët e vëllezërve Shemsedin e Isa Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në gërmadhat e hotelit “Tropikal” në Durrës, nuk kanë marrë ende 16 mijë eurot e premtuara nga Edi Rama, “e jo fëmijët me i shkollu deri në master qysh ka thanë”, shprehet për Gazetën Express, Luljeta, nëna e tyre fatkeqe. “Për ndërtimin e shtëpive na kanë ndihmuar njerëzit. Zoti i shpërbleftë! Populli na ka ndihmu”, thotë ajo.
Ja pra, kur turpërohesh para vëllait të vogël. Duhet t’i kërkojmë ndjesë Kosovës, se përfaqësohemi nga një 2-metrosh pa fjalë burri.