Kur shihni një nënë të lodhur, lijeni mënjanë krenarinë… thuajini dy fjalë!

Nëse shihni një nënë të lodhur në rrugë, duhet t’i thoni se jeni shumë krenar për të. Thjesht roli i saj si nënë duhet ta bëjë të ndihet e lumtur, pavarësisht fjalëve të të tjerëve.

Të gjithë e dimë se sa mundohet çdo nënë për t’ia dalë mbanë, që nga momenti i lindjes e deri në fund të jetës së saj. Ndryshe nga babai, në secilin rast të mundshëm, nëna ka shumë për të mbajtur ndër vite.

Kur shkon në supermarket me fëmijën tënd, e di se sa të vështirë e ke të menaxhosh tekat e tij. Hyn atje për të blerë diçka dhe përfundon duke bindur fëmijën për të mos e blerë atë që dëshiron. Ia mohon edhe vetes, sepse e ke mendjen vetëm te pasardhësi yt si nënë.

Çdo mëngjes përballesh me stres. Nga njëra anë ke fëmijët, të cilët duhet t’i bësh gati për shkollë e nga ana tjetër, duhet t mendohesh edhe për bashkëshortin tënd, për veshjen e tij dhe për vaktin e drekës që duhet t’ia bësh gati.

Në fund, duhet të pak mendosh edhe për veten tënde, që shpesh, kur nuk të tepron koha, e lë pas dore dhe përfundon duke ngrënë në fast food me ndonjë shoqe të vjetër.

Në fund të muajit, kur e sheh se të ardhurat nuk teprojnë, mundohesh që me to të mbyllësh problemet e partnerit dhe fëmijëve. Nevojat e tua i lë për muajin tjetër, ose për tjetrin pas tij. Pastaj, kur ndjen lodhje e presion, preferon të mbyllesh në tualet e të qash.

Një nëne të lodhur në rrugë thojini se është më e mira, pasi do të bënte gjithçka për fëmijët e saj. Do të hiqte edhe ushqimin nga goja për t’i ushqyer ata. Do të kalonte netë të tëra pa gjumë, vetëm që ata të ndiheshin mirë.

Nëse shihni një nënë të lodhur në rrugë, duhet t’i thoni se e kuptoni mjaft mirë. Është normale të dalin pa i rregulluar flokët, pa u lyer, apo të humbasin kilogramë.

Është krejtësisht normale edhe të mos e kenë mendjen në rrugë. Problemet dhe lodhja i sjellin gjithë këto pasoja. Nëse e shihni në rrugë, dhurojini një buzëqeshje me shpirt, sikur të ishit duke i thënë: “Po ia del mbanë në mënyrë të përkryer”.