Kur policia u është afruar ata e kanë hedhur kokainën në dyshemenë e veturës: Arrestohet 3 persona nga Bogovina dhe Sellarca e Tetovës


MPB ka njoftuar se më 20.08.2024, në orën 20:30, në rrugën lokale nga fshati Bogovinë drejt fshatit Sellarcë e Epërme, Tetovë, punonjësit e policisë nga Stacioni i Policisë Kamjanë kanë arresturn S.I. (37) nga fshati Bogovinjë, A.I. (34) nga fshati Bogovinjë dhe A.M. (43) nga fshati Sellarcë e Epërme

Kur punonjësit e policisë u afruan pranë automjetit “Seat” me tabela regjistrimi nga Tetova, në të cilin ndodheshin këta persona, A.M. e ka shpërndarë kokainën mbi tapiceritë e automjetit, e cila u konfiskua për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren masat e përshtatshme.