Kur po mendon të bëhet nënë Nevina Shtylla?


Moderatorja shumë e dashur e ekranit, Nevina Shtylla, u rikthye në televizion me një projekt të ri për të cilin po punon plot dashuri.
Rubrika e saj në “E diell” titullohet “Shoku ynë Tili” dhe e ftuar në “Goca dhe Gra”, ka treguar edhe se çfarë kritikash i ka bërë i dashuri teksa e sheh në ekran. Ndonëse u përpoq ta anshakalonte pyetjen, moderatorja tregoi:

“Më thotë që duhet të jem më e afërt me fëmijët”, ndërsa për familjen tha se tregohen më të rezervuar.
E pyetur nëse ka nisur të mendojë për t’u bërë nënë së shpejti, duke qenë se prej vitesh është në një marrëdhënie, Nevina tha:

Jo, për momentin jo”, duke shtuar se tani ka Rokon, qenushin e saj fiks si djalë, të paktën sa i përket përkujdesjes dhe vëmendjes kushtuar atij. “Për një fëmijë ndoshta do të mbetet për pak më vonë”, tha ajo.