Shefi i Pfizer, Albert Bourla, ka deklaruar se bota mund të përballet me një situatë të rëndë nëse nuk vaksinohet një numër i madh i popullsisë.
I pyetur nga “The Financial Times” se kur mendon ai se do të marrë fund pandemia, ai është shprehur se për botën e zhvilluar shpreson që një gjë e tillë do të ndodhë para fundit të këtij viti.
Sipas tij, e vetmja e panjohur është nëse shtetet nuk ia dalin të vaksinojnë një numër të mjaftueshëm të qytetarëve.
“Për botën e zhvilluar shpresoj të ndërrojë, para fundit të këtij viti. E vetmja e panjohur është nëse ata nuk ia dalin të vaksinojnë numër të mjaftueshëm të qytetarëve, jo për shkak se nuk ka vaksina, por për shkak të hezitimit. Mund të përballemi me situatë të keqe nëse njerëzit nuk vaksinohen”, ka thënë ai.