Kur parashikohet të kthehet shiu dhe bubullimat?

Më nxehtë në ditët e ardhshme e kryesisht me diell.

Në fundjavë mundësi për rrebeshe të shkurta me bubullima. Të dielen temperaturat në rënie të lehtë, parashikon “Prishtina Weather”.

Nga dita e hënë kryesisht me kthjellime e diell.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

15.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

16.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima.

17.07 – Jo edhe shumë ngrohtë, me vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

18.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat shënojnë rritje. Minimalet nga 10C deri në 17C, e maksimalet deri në 32C e 33C ditën e premte dhe të shtunë. Nga dita e diel, sërish pësojnë një rënie të lehtë në 27C e 28C.

Erërat veriore mbeten dominante gjatë kësaj periudhe dhe fryjnë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s, të dielen me hove edhe deri në 13m/s.