Kur LSDM kërkonte dëbimin e Arben Llallës nga Maqedonia


Në të kaluarën e partisë maqedonase LSDM , përfshihen shumë ngjarje që për shqiptarët kanë qenë kaq të rënda dhe secili në një mënyrë ose tjetër e ka pësuar informon TetovaSot.Një ndër rastet e tilla nëse i referohemi vitit 2004, ka të bëjë edhe me shënjestrimin e disa figurave të rëndësishme shqiptare sic është rasti me analistin dhe historianin Arben Llalla.
LSDM atë periudhë kur kishte marrë pushtetin kërkonte dëbimin e tij nga Maqedonia.

Shkaku kryesorë i dëbimit të tij nga Maqedonia ishte iniciativa e tij në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve që kishte të bënte me Pavarësinë e Kosovës përcjellë TetovaSot.
Atë kohë MPB analizonte sic shkruhej në media nëse “shtetasi i huaj “me aktivitetet e tij ishte kërcënim i sigurisë së shtetit dhe nëse vërtetohej se ai kryen veprime antishtetërore ai do të dëbohej nga vendi.
Por derisa Llalla ishte në shënjestër të këtyre aktivitete që ndërlidheshin me mbledhjen e këtyre nënshkrimeve nuk ekzistonte një rregullativë për të parandaluar mbledhjen e tyre dhe aq më tepër kur ajo nuk cënonte rendin dhe qetësinë publike.
Gjithkund në botë janë të lejuara iniciativa të tilla qytetare .
Në ndërkohë që Llalla quhej shtetas i huaj, ai ka leje qëndrimi në Republikën e Maqedonisë , jeton dhe vepron në Tetovë dhe i ka të gjitha dokumentet për të qëndruar në shtet.