Kur kroatët bojkotuan himnin, serbët mbeten si pula pa kokë! Divaci provokon me tri gishta

Kombëtarja kroate e basketbollit pa dyshim se kishte bërë një gjest fenomenal në vitin 1995, para 23 viteve kur kishte bojkotuar himnin e ashtuquajtur jugosllav. Por 23 vite me parë shihet qartë se si basketbollistët serb kishin provokuar me tre gishtërinj. Basketbollistët e kombëtares së Kroacisë me intonimin e himnit jugosllav ishin larguar nga parketi, duke e bojkotuar himnin e një farë Jugosllavie.

“Skandali më i madh në historinë e basketbollit. 23 vite më parë, ekipi kombëtar i Jugosllavisë u bë kampion i Europës dhe kroatët bënë skandal të paparë në basketboll.

Jugosllavia e atëhershme fitoi Lituaninë në finalen e Athinës. Gjatë ceremonisë së medaljes, medaljet e bronzta iu dhanë kroatëve, pas së cilës ata nuk qëndruan aty por u larguan, duke bojkotuar himnin e Jugosllavisë: “Hej Slloveni””, shkruan njëfarë ‘Kuriri’ serb. Kur kroatët bojkotuan himnin, serbët mbeten si pula pa kokë sepse serbët ende e vajtojnë këtë storie!

Vlade Divac, Zharko Paspalj, Dejan Bodiroga etj. ngritën tre gishta, ky ishte provokim i madh, duke dlshtmuar shovenizmin e tyre. Një farë Jugosllavie e kishte mundur me 96:90 Lituaninë.