“Kur kam rraf gruan, e di si më dukeni ju apo jo”, Klodiani dehet dhe nuk mban veten

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 3”, të gjithë banorët janë mbledhur në tavolinë për të darkuar. Në tavolinë nuk mungonte as alkooli, ku mesa duket Klodian Duro e ka tepruar me të.

Në një moment teksa ndodhej i ulur rreth tavolinës, ai ka nisur duke kërcënuar. Madje ka zbuluar edhe arsyen se pse dhunonte ish-partneren e tij.

“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki”, janë disa nga fjalët e thëna nga Klodian Duro nën efektin e alkoolit.

Nga ana tjetër, Meriton Mjekiqi mundohet që t’a ndalojë së folur dhe i thotë: “Nuk je ti ai”.