Kur Hashim Thaçi thoshte se në QKUK hyn i sëmurë e del edhe më i sëmurë


Hashim Thaçi para disa vitesh e pati vlerësuar tepër dobët Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në një vizitë që ia kishte bërë këtij institucioni në vitin 2008 në cilësinë e kryeministrit, Thaçi e kishte dhënë një mesazh të keq për QKUK-në duke i ofenduar kështu edhe profesionistët shëndetësorë.

“Shëndetësia kërkon ngritje cilësore dhe do të bëjmë krejt çka është e mundur që shëndetësia të jetë e respektuar dhe dinjitoze për qytetarët tanë. Është për të ardhur keq kur pacienti vjen i sëmurë dhe del edhe më i sëmurë nga këto klinika”, kishte deklaruar Thaçi gjatë vizitës, shkruan Gazeta Shneta.

Thaçi sot në cilësinë e presidentit i është nënshtruar një operacioni në Klinikën e Urologjisë, ku shumë prej stafit mjekësorë, mjekë e infermierë, punojnë aty që nga viti 2008.

Në një postim që e ka bërë më herët në Facebook, ai ka njoftuar se është liruar nga spitali për trajtim në shtëpi, derisa ka falënderuar stafin për trajtimin e tij.