Fenomeni internacional i Netflix, Money Heist, njohur ndryshe si La Casa de Papel sapo solli sezonin e katërt në Netflix dhe me një performancë kaq të mirë, është thuajse e sigurt që do të rikthehet për një sezon të pestë. Ja çdo gjë që dimë deri më tani për të.
Ka shumë gjasa që të dëgjojmë se sa mirë kanë performuar seritë në muajt e ardhshëm, kur Netflix të bëjë mbledhjen për llogaritjen e të ardhurave. Më parë seriali ruante rekordin e shikueshmërisë më të lartë në një gjuhë të huaj.
A ËSHTË RINOVUAR CASA DE PAPEL PËR SEZONIN E 5?
Seriali nuk është rinovuar ende zyrtarisht, por pritet që të rinovohet, pasi të gjitha shenjat drejtojnë në një pjesë të pestë. Kjo do të thotë që do të kemi të paktën edhe një sezon për të lidhur pikat e papërfunduara të planit, me shpresën se banda do të mund të arratiset.
Përtej kësaj Alex Pina dhe skuadra e tij kanë sugjeruar disa herë se ka plane për një pjesë të pestë. Në nëntor të 2019s disa burime spanjolle sugjeruan se pjesa e pestë kishte filluar fazat e para të produksionit. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë filmimet priten të bëhen në fundin e 2020s.
Plus duke marrë parasysh se sa i suksesshëm është seriali dhe se si mund të tërheqë një audiencë globale, Netflix padyshim që do të dojë ti japë një rinovim.
KUR DO TË VIJË SEZONI I 5 NË NETFLIX?
Me një vonesë të papritur në xhirime, probabiliteti është që do e shohim serish serialin në një pikë gjatë 2021. Hamendësimi më i mirë për momentin është përtej gushtit të 2021, por ky është vetëm një spekulim.
Në momentin që të kemi informacione konkrete do ju njoftojmë.