Kur është koha më e mirë për të ngrënë mëngjes, drekë dhe darkë?


Gjithmonë jemi shqetësuar për atë që hamë, duke numëruar me kujdes kaloritë, duke lexuar dieta të ndryshme dhe duke konsumuar sa më shumë fruta dhe perime, por harrojmë të shqetësohemi për atë që ka vërtet shumë rëndësi: Kohën më të mirë për të ngrënë mëngjes, drekë dhe darkë për të humbur peshë. Sepse, sipas studimeve, koha që zgjedhim për të ngrënë vaktet mund të ketë një ndikim të madh në humbjen e peshës.

Studiuesit kanë arritur të përcaktojnë kohën më të mirë për të ngrënë mëngjes, për të drekuar dhe për të ngrënë darkë për ata që duan të humbin peshë.
Ata zbuluan se koha më e mirë për të ngrënë mëngjesin është pas orës 7 të mëngjesit, 7:11 të mëngjesit për të qenë të saktë.
Po ashtu, është më mirë ta hani drekën herët sesa vonë. Koha e duhur për konsumimin e drekës është midis orës 12:30 dhe 13:00, do të ishte perfekte ora 12:38 pasdite.

Ndërsa kur bëhet fjalë për darkën, sa më vonë ta lini atë aq më keq mund të jetë për dietën tuaj. Koha optimale për darkë është ndërmjet orës 18:00 dhe 18:30 pasdite, mundësisht 18:14. Sipas një studimi të fundit, konsumimi i darkës pas orës 20:00 mund të shtojë mbi 5 cm në belin tuaj – çka është ekuivalente me shtimin e dy madhësive të veshjeve.

Ekspertët gjithashtu kanë arritur të përcaktojnë kohën optimale për të ngrënë ushqime të vogla midis vakteve, të njohura ndryshe si “snacks”. 11:01, 15:14 dhe 21:31 janë oraret kur ka më shumë të ngjarë të ndiheni të uritur, kështu që gjeni aktivitete për të hequr mendjen gjatë këtyre periudhave, ose zgjidhni dhe sigurohuni të keni “snacks” të shëndetshme për t’ju ngopur, në mënyrë që të mos tundoheni nga mundësi më pak ushqyese.