“Kur e pashë vajzën, më mirë të më kishin vra*rë”, rrëfimi i babait të Margona Osmanit


Muhabi Osmani – babai i të ndjerës, M.O, ka rrëfyer momentin kur e ka kuptuar se Marigona kishte ndërruar jetë.

Osmani teksa flet me plot emocion për të bijën e tij të ndjerë, ka thënë se në momentin kur e kishte parë fotografinë e M., në gjendjen kur kishte ndërruar jetë, “më mirë të më kishin vrarë”.

Kur ma kanë treguar fotografinë, më mirë të më kishin vrarë aty, por Zoti po ta jepka një fuqi. Kam shkuar në shtëpi, kam qenë më një shok të punës, në kuzhinë ka qenë duke më pritur bashkëshortja, kanë qenë fëmijët dhe thashë ta tërheq nga fëmijët dhe hymë në dhomën tjetër”.

“Thashë, Valdete mbahu e fortë, M. ka vdekur. Mos qaj për hir të fëmijëve, qëndro. Nuk i tregova, i thashë aksident”, shtoi ai.

Kur pyetet se a i kishin treguar hetuesit se kush ishte i dyshuari, Osmani thotë se “ata më thanë se këtë punë do ta kryejmë ne, dhe faktikisht e zunë”.

“Unë nuk e di se çfarë e ka shtyrë atë ta bëjë atë vepër. Me çu dorë ashtu”, shtoi ai.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së M.O.