Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka thënë se Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare kur ai do të vlerësojë se është koha e duhur, por nuk precizon kur kjo mund të ndodhë.
Duke pasur parasysh se nuk ka afate në lidhje me publikimin e Ligjit për gjuhët, mendoj se në kohën e duhur, atëherë kur do të vlerësojë se duhet dërguar në Gazetën Zyrtare, do të publikohet, ka thënë Xhaferi në një intervistë për Radio Evropa e Lirë
Ai nuk dëshiro të komenton zërat se BDI-ja, kalkulon me Ligjin e gjuhëve dhe luan lojën ftohtë-nxehtë dhe në rast të zgjedhjeve të reja paralmetare, sërish ta aktualizojë gjuhën shqipe.
“Nuk dua të komentoj atë që thoni ju. Mendoj se ky nuk është qëndrim dhe kalkulim i BDI-së, por e asnjë ndonjë partie tjetër, pasi ligji tashmë është sjellur për herë të dytë dhe nuk ka asnjë kalkulim që të bëhet ajo që thoni”, tha Xhaferi në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.