Kur do të kthehet Maqedonia në normalitet?

Kthimi në normalitet i ekonomisë në botë, dhe rajon pritet të jetë i ngadalshëm dhe përplot sfida. Në shtete të ndryshme në varë si prej më shumë treguesve dhe faktorëve edhe tejkalimi i gjendjes së vështirë do të jetë i ndryshëm. Vlerësohet se rritja ekonomike në Maqedoninë e Veriut do të varet prej zhvillimeve pozitive në BE ku jemi fuqishëm të integruar përmes eksportit që dominon në shtetet evropian ku vetë m në nëntë muajt e parë të kë tij viti kemi eksportuar mallra në vlerë prej 3.1 miliardë euro prej totalit të eksportit prej 4 miliardë euro.

Ndërsa për rëndësinë e ecurisë së eksportit dhe ndikimit të tij në rezultatet pozitive të ekonomisë vendore flasin edhe të dhënat se në periudhën janar-shtator të vitit 2019 kemi eksport prej afër 3.8 miliardë euro në BE, ndërsa sivjet në të njëjtën periudhë kemi rënie në 3.1 miliardë euro të eksportit evropian. Gjithashtu, vlerësimet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare financiare thonë se rimëkëmbja ekonomike dhe kthimi në shtigjet e rritjes ekonomike në vitet e ardhshme do të varet edhe nga realizimi më këmbëngulës i reformave të ndryshme.

“Shpejtësia e rikuperimit ekonomik dhe shkallëve të rritjes ekonomike në vend do të varen si prej zhvillimeve në shtetet e Eurozonës, ashtu edhe dhe nga avancimi i reformave vendore ekonomike që do të rrisin cilësinë e arsimit dhe do të zvogëlojnë nivelin jo adekuat të shkathtësive në tregun vendor të punës”, vlerëson përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim në vend, Andi Aranitasi.

Nga ana tjetër, BERZH, parashikon për sivjet rënie të Prodhimit të Brendshëm prej pesë për qind, dhe rritjen e PBB-së prej 3 për qind në vitin e ardhshëm. Nga Banka Botërore vlerësojnë se gjasat afatshkurtra për ekonominë e Maqedonisë janë pozitive, por megjithatë theksojnë se mbeten rreziqet e kohë zgjatjes së pandemisë, që së bashku me masat e distancimit social mund të anulojnë rikuperimin ekonomik. “Masat sociale dhe ekonomike për të menaxhuar krizën, edhe më tej do të jenë prioritet kryesor, por megjithatë nevojitet të vazhdohet edhe me reformat e domosdoshme afatmesme fiskale, reformat në fushë n e konkurrencës, ambientit jetësor dhe menaxhimit të mirë me politikat publike, me qëllim që të arrihet rikuperim i qëndrueshëm dhe qasje në BE”, thotë Masimilijano Paoluçi, përfaqësues i Bankës Botërore në vend.

Nga Banka Botërore rekomandojnë që në periudhë n pas rikuperimit ekonomik, duhet të bëhet më shumë kujdes me përmirësimin e të ardhurave publike, që do të mundë sojë rritjen e bazës tatimore, uljen e lehtësimeve tatimore, që do të mundësojë të paguhen 30 për qind të detyrimeve të pa paguara. Përmirësimi i disiplinës tatimore dhe lufta kundër ekonomisë informale, vendosja e tatimeve të lidhura me ambientin jetësor, vendosja e fokusit në kapitalin shoqëror , sidomos ndaj shëndetësisë dhe arsimit në të ardhmen do të ndihmojë për zhvillimin ekonomik sugjeron më tej Banka Botërore.

Nevojitet edhe shpërndarja e ndihmave shtetërore në mënyrë të barabartë , dhe jo si deri tani ndaj sektorë ve dhe kompanive të caktuara. Nga ana tjetër, Organizata për Bashkë punim ekonomik-OECD vlerëson se rruga për t’u kthyer në gjendjen normale është plot me rreziqe dhe në disa vende do të zgjasë më gjatë se në vendet e tjera. Nga OECD ,vlerësojnë se sivjet do të kemi rënie prej 4.2 për qind të ekonomisë në nivel botëror, ndërsa në vitin 2021 do të kemi një rritje po me të njëjtat shifra. Në 37 shtete anëtare të OECD, zhvillimi do të ulet sivjet më shumë (-5,5 për qind ), ndërsa kthimi në gjendjen normale do të vazhdojë të jetë më i ngadalshëm. Lidhur me ekonominë më të fuqishme evropiane, vlerësohet se Gjermania mund ta ngushëllojë veten duke pasur parasysh se zhvillimi i ekonomisë së saj do të bjerë më pak se sa në zonën e Euros.

Më shumë se të tjerët do të preket sidomos sektori ku rrogat janë të ulëta. “Për punëtorët me kualifikime të ulëta dhe për ato me të ardhura të pakta ka rënë shumë numri i orëve të punës”, shkruhet në raport. Kjo rrit edhe më shumë pabarazinë që ekzistonte para pandemisë”, shton OECD.

Edhe të rinjtë që janë duke kërkuar punë janë aktualisht në situatë jo të favorshme. Raporti i OECD-së, vlerëson pakot e shumta të mbështetjes ekonomike, me të cilat shtetet, me ndihmën e Bankave Qendrore, mund të shpëtojnë ekonomitë popullore nga skenarë edhe më të këqij. “Vendimtarja tani është që përgjegjësit e politikës të vazhdojnë me këto ndihma, në mënyrë që t’u sigurojnë mbijetesën sektorëve, firmave dhe vendeve të punës të lidhura me to”, thotë krye ekonomistja e OECD, Lorens Bun.

Raporti paralajmëron shprehimisht për rreziqet që ekzistojnë nëse masat e marra përfundojnë para kohe. “Synimi për të gjitha vendet është që të shmangin përfundimin e parakohshëm dhe të menjëhershëm të programeve të ndihmës”, thuhet në raport. Qeveritë duhet po ashtu të kenë kujdes që të ndihmojnë vërtet ata që janë prekur shumë nga kriza. OECD ka tri këshilla për përgjegjësit e politikës: Së pari, që duhen bërë investime në fushat bazë si “arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura fizike dhe digjitale. Së dyti që ata duhet të jenë të vendosur për të “siguruar daljen nga varfëria dhe pabarazia e të ardhurave”. Së treti, OECD kërkon me ngulm bashkëpunim ndërkombëtar. Ndryshe, supozimi i çdo rikuperimi ekonomik sipas OECD, është mundësia e përkufizimit të shpërthimit të ri të pandemisë, dhe disponueshmëria e vaksinës për shumicën deri në fund të vitit 2021. (koha.mk)