I pyetur nga Alsat se kur do të merret vendimi i paralajmëruar tash e tre javë për hapjen eventuale të kufirit me rajonin, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se Grupi i Punës i përbërë nga ekspertë të disa vendeve në Ballkanin Perëndimorë po vazhdon punën, dhe se publiku do të njoftohet në rast se ka ndonjë vendim.
“Është e saktë se disa herë kemi anuluar diskutimin për hapjen e kufijve, arseja është se Grupi i Punës u formua me vonesë. Bëhet fjalë për persona profesional,
mjekë dhe epidemiologë nga disa vende nga Ballkani Perëndimor, projekt që e mbështet edhe Ambasada e Amerikës, si bashkëpunim i mirë rajonal, për qëllim që të formojmë politikë të përbashkët për kufijtë…
për momentin vazhdojnë bisedimet mes njerëzve nën atë grupë, ja tani nuk do ta them kohën për vendimin, që mos të del edhe një parashikim”, tha mes tjerash Filipçe.