“Kur dikush ta fyen njerëzillëkun bija ime, prishi krejt urat, digji tërë anijet”


Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsi, sjellin një poezi nga Shqiptar Oseku.

kur dikush të kërkon bukë
ndaje koren e fundit me të bija ime
më mirë të jeni bashkë pak të uritur
se të ngopesh vetëm

kur dikush ta lyp një pikë ujë në orë zori
shpije te pusi i oborrit nën man
ka vite që është prerë ajo pemë e vjetër
por hija i bën ende fllad

kur dikush ta fyen njerëzillëkun bija ime
prishi krejt urat digji tërë anijet
mos ji kurrë as grua as nënë as bijë e askujt
po s’qe së pari njeri.