Kur arti zë vend edhe në male

Një artist francez i quajtur Saype, ka realizuar një vepër arti prej 1500 metrash katrorë, në majën Moleson në Alpet e Zvicrës, transmeton Pa Censurë.
Saype 32 vjeç, duke përdorur bojra të prodhuara nga pigmente natyrale si qymyri, ka vizatuar në lëndinë një djalë të vogël që formon retë përmes mjetit që krijon flluska sapuni.

I njohur për punimet masive mbi bari që shihet më së miri nga lartësia, Saype gjithashtu ka zbukuruar vende të tjera duke filluar nga një lagje e varfër në Afrikën e Jugut deri në lëndinën para selisë evropiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.