Kuqi e PSD’së kërkon distancim të VV’së se vetëm gratë duhet kujdesur për fëmijët

Zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi ka reaguar ndaj anëtares së VV’së, Donika Gashi pas një komenti të kësaj të fundit se vetëm gratë duhet të kujdesen për fëmijët

Kuçi ka shkruar se anëtarësimi i Donika Gashit në VV ishte cilësuar si vlerë e shtuar.

“Një vakt e një kohë anëtarësimi i Donika Gashit në Vetëvendosje u pa si vlerë e shtuar e vlerësim për VV-në. Donika, përbrenda një partie të majtë që supozohet që lobon për barazi gjinore dhe përmbysje të rendit të paradigmave gjinor, po thotë që me fëmijë le të mirren gratë që qenkan shfrenuar duke jetuar normal kur dy prindërit marrin përgjegjësi për fëmijën”, ka shkruar Kuçi në Facebook.

Ajo ka thënë se një lëvizje që synon emancipimin do të duhej të distancohej nga komentet e anëtares së saj.

“A është kjo vlera e shtuar e VV-së? Dikush që publikisht deklarohet se e neverisin dy prindërit e përgjegjshëm dhe dëshiron të kthej patriarkatin në funksion? Një lëvizje që synon emancipim do të dënonte këtë gjuhë dhe do të distancohej. Por, jo kjo Lëvizje e shndërruar në parti që fokus ka vetëm mbledhjen e votave, pavarësisht parimeve”, ka shkruar ajo.