Kungullovski: Të mëdha janë mundësitë që Delta të bëhet lloj dominues në vend

Edhe dy raste të reja pozitive të llojit delta të SARS-CoV-2 janë regjistruar në Klinikën Zhan Mitrev, njoftoi doktor Goran Kungullovski në Fejsbuk. Nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka konfirmim për rastet e reja, ndërsa ministri Venko Filipçe paraprakisht sot kumtoi se ka katër raste të konfirmuara me llojin delta.

“Sot janë konfirmuar gjashtë raste (katër në Shëndetësinë Publike dhe dy në klinikën Zhan Mitrev) pozitivë në llojin delta të SARS-CoV-2. Një numër i madh i studimeve deri më tani tregojnë se ky lloj i SARS-CoV-2 transmetohet më shpejtë se lloji alfa (të pakën 50 për qind, ndërsa paraprakisht lloji alfa transmetohej të pakën 50 për qind më shpejtë se lloji D614G i cili transmetohej për 20-30 për qind më shpejtë se lloji i Vuhanit”, shkruan Kungullovski në FB.

Sipas tij, ka mundësi të mëdha që delta të bëhej lloj dominues në botë, Evropë, e madje edhe në vendin tonë gjatë muajve të ardhshëm.
“Do të jenë muaj të rëndë, veçanërisht për të pavaksinuarit dhe ata që nuk e kanë kaluar koronavirusin… Vaksina ende po e fitojnë betejën edhe me llojet e reja. Një pjesë të madhe të tyre iu ulet efikasitetit, por e njëjta mjafton që të neutralizohet dhe çrrënjoset pandemia. Vaksinimi është mjeti më i fuqishëm në lu*ftën”, shkroi Kungullovski.