Policia e Vlores ka arrestuar tre te rinj dhe ka shpallur ne kerkim shokun e tyre, pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kundërshtuar punonjësit të policisë.
Njoftimi i policisë:
“Ndalohen shtetasit:
1- Olsi Hajno 26 vjeç, banues në Vlorë.
2- Aleko Rustemaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
3- Henea Kamberaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Shpallet në kërkim shtetasi K.G.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për ngjarjen e ndodhur më datë 23.08.2018, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Aleksandrisë”, ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar ata të ushtrojnë detyrën.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 236 dhe 25 të K.Penal”.