Kunatat kosovare e ndajnë bashkë edhe Instagramin


Është bërë e zakonshme që qiftet të hapin instagram të përbashkët, krejt qka e bënë të veçant lidhjen e kunatave Hoti është se ato ndajnë edhe rrjetin social instagram së bashku.

Në një bisedë virtuale në emisionin e mëngjesit Alarm në ATV, Valentina dhe Donika Hoti të martuara për dy vëllezër që jetojnë në Gjermani flasin për raportet që i kanë me njëra tjetrën.

Se si janë njoftuar dhe si ka ardhë koha qe ta cilësojnë njëra tjetrën si shoqe e jo si kunata.

Njëra nga to tha se ” Kur kam ardhur në fillime në Gjermani nuk e kam njoftuar askënd dhe është e vështir, jam ndje shumë e plot kur e kam njoftuar Valentinen, jam ndje si në shtëpi timen e jo me mendjen se jam te burri”

“Ne jemi shumë të lidhura me njëra tjetrën, edhe mendimet i kemi të njejta”

“Kemi pas kërkesa me hap instagram të përbashkët, kanë pas dëshirë njerëzit me na pa edhe në instagram, kemi dashtë me dhanë si shembull për këtë lidhje që kamë me Doniken un si kunatë.”