Sot në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin “Shën Kirili e Metodij” në Shkup m.r Skender Avdiu, para komisionit në përbërje: prof.dr.Vesna Manova Erakoviq, prof.dr. Lupço Nastovski, prof.dr.Gjorgji Markovski, prof.dr. Bojan Prangkoski dhe mentori prof.dr. Nikola Tuneski, me sukses e mbrojti temën e disertacionit të doktoraturës në shkencën e matematikës me titull: “Zbatimi i subordinimeve diferenciale në teorinë e funksioneve univalente” dhe fitoi gradën shkencore: ‘DOKTOR SHKENCE në fushën e Matematikës.