Kumanovë, vihet gurthemeli i xhamisë, “Xhamia e Re”, Mateç

Në një ceremoni rasti në fshatin Mateç të komunës së Likovës, sot u vu guri themeltar i Xhamisë “Xhamia e Re”. Të pranishëm në këtë event ishin kreu i BFI, Shaqir Fetahi, muftiu i Kumanovës Abedin Imeri, kreu i komunës së Likovës Erkan Arifi si dhe personalitete të tjerë jetës fetare.

Xhamia po ndërtohet me vet kontributin e banorëve të këtij fshati.
“Sdo mend se rritja e numrit të banorëve të fshatit si dhe zgjerimi i tij territorial, ka ndikuar që ne sot të kemi nevojë në këtë pjesë të fshatit edhe për një Xhami të re për kryerjen e praktikave dhe shërbimieve fetare. Ky fakt shoqëror në fshatin tone është sukses i joni dhe i banorëve të cilët me zell dhe dashuri kanë kontribuar vazhdimisht në ruajtjen e vlerave familjare, shoqërore e fetare”, tha Ilami Kadriu nga Këshilli incisues për ndërtimin e Xhamisë.

“Kur ndëgjojmë se ka filluar ndërtimi i një Xhamie, apo gurthemeli i saj, të gjithë besimtarët islam kanë dëshirë që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë për ndërtimin e tyre, edhe në këtë xhami qytetarët musliman do të kontribuojnë dhe sa më shpejtë të përfundon kjo Xhami si dhe gjitha Xhamiat e tjera”, – u shpreh Muftiu i Kumanovës, Abedin Imeri.

“Kemi fatin dhe nderin që të jemi bartës të Islamit në Ballkan dhe Evropë, ne jemi ambasadorët e Islamit këtu në Ballkan dhe Evropë, dhe kemi bërë që Islami tashmë të jetë pjesë përbërëse e cultures Evropiane, dhe ne në Xhami inspirohemi se duhet të jemi bartës të vërtetë të vlerave të Islamit”, – theksoi Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahi. Nga ky event, paralajmëruan se do të fillojnë me ndërtimin edhe të një Xhamie tjetër po në këtë fshat, ku punimet priten të fillojnë pas festës së Fitër Bajramit.