Kumanovë, rritet numri i vjedhjeve

Në rajonin, të cilin e mbulon sektori për punë të brendshme në Kumanovë gjatë tre muajve të parë të këtij viti dukshëm është rritur numri i vjedhjeve të rënda vjedhjeve dhe tentimeve për vjedhje. Si gjithnjë SPB e Kumanovës me kohë po ndërmerr masa për sigurimin e qytetarëve dhe pasurisësë tyre.

“Nga fillimi i vitit 2022-në rajonin e SPB të Kumanovës janë paraqitur 76 vjedhje të rënda dhe 140 vjedhje, nga të cilat 13 vjedhje të rënda në tentim. Gjatë tre muajve të kaluar 80 vjedhje jabl kryer nëpër shtëpi, banesa dhe uikend shtëpiza, kurse 37 vjedhje në objekte afariste dhe 4 vjedhje në objekte fetare. SPB e Kumanovës me kohë ndërmerr masa për sigurimin e mbrojtjes personale të qytetarëve dhe të pasurisë së tyre. Sa për ilustrim të përmendim se vetëm gjatë fundjavës kishim zgjidhjen e dy vjedhjeve njërës në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë dhe tjetra në një objekt afarist. Kryerësi menjëherë është arrestuar në Stacionin policor dhe ndaj të njejtit do të kryhet denonscim adekuat“, deklaroi Ivana Mlladenovska zëdhënëse e SPB të Kumanovës.

SPB: Qytetarët mos të shkruajnë statuse në rrjetet sociale për vendodhjen jashtë banimit të tyre

Nga SPB e Kumanovës u apelojnë qytetarëve të Kumanovës dhe rrethinës, që gjatë daljes nga shtëpia apo shkuarjes në pushime apo vizitë të shkurtër turistike, të njejtat informacione mos ti shpërndajnë në rrjetet sociale.

“U apelojmë qytetarëve që gjatë mungesës nga vendbanimi i tyre të ndërmarrin masa për sigurië e parave dhe gjerave tjera me vlerë dhe të mos japi informacione nëpër rrjetet sociale për daljen tuaj nga shtëpia, për shkuarjen tuaj në nodnjë vend tjetër apo në vizitë turistike , ti mbyllin të gjitha dyert dhe dritaret. Gjithashtu të mos lihen para apo kartela pagesore në vende të dukshme në veturat e tyre“, apeloi Ivana Mlladenovska zëdhënëse e SPB të Kumanovës.

Nga SPB thonës e poqëse qytetarët vërejnë raste të dyshimta të paraqiten menjëherë në polici apo në numrat e telefonit 192 apo 112 , me qëllim që policia të intervenojë me kohë./TVM2/