Kumanovë, qytetarët kërkojnë maskat të shpërndahen falas

Të paktë ishin qytetarët e Kumanovës që sot nuk mbanin pajisje mbrojtëse ndaj virusit korona, detyrim që u caktua nga Qeveria e që hyri në fuqi prej sot. Qytetarët e tjerë kishin krijuar një kolori maskash, varësisht se prej ku ishin furnizuar me këto të fundit. Kishte shumë prej banorëve që pyesnin se ku mund ti marrin falas ndërsa të tjerë i kishin blerë më çmime të ndryshme. Derisa ekipi ynë qëndroi në Kumanovë nuk vërejti ndonjë kënd ku maskat ndaheshin falas.

“E di që duhet por nuk kam, prej ku të marrë. Isha atje poshtë në barnatore, nuk kishte, tash do të shkoj te spitali”.

“E kam marrë në banrnatore. Tash sa e blejta, 25 denarë”.

Masat e reja për Kuamnovën thuajse u mirëpritën nga të gjithë banorët. Siç thonë ata, nëse të njëjtat respektohen situata do të tejkalohet më lehtë. Radhë më të gjata kishte vetëm para bankave dhe pikave për pagesë shërbimeve të ndryshme.

“Nu dal shpesh, i përmbahem rregullave. Duhet, sa më shumë të respektohen më lehtë për ne do të jetë”.

“Dolëm për ti marrë ilaçet. Do të shkojmë tani, deri në orën 12 të të mbërrijmë në shtëpi”.

“Secili përgjgjet për veten por duhet të ketë kujdes edhe për tjetrin. Rrallë vijë në Kumanovë, erdha sot për të paguar rrymën dhe për të blerë disa ilaçe”.

“Nuk e kemi shumë të vështirë se normal ndodhin këto punë edhe gjithmonë kanë ndodhë. Ti kryejmë obligimet, pagesat e faturave edhe do të kthehemi në shtëpi. Më shumë njerëz ka në bankë dhe postë”.

“Ndër masat e caktuara për Kumanovën është edhe ndalimi i transportit publik dhe atij privat të organizuar. Prandaj, policia po kontrollon të gjtha hyrjet dhe daljet e këtij qyteti, me qëllim të evitoj transportin e organizuar privat”.

Nga kjo ndalesë përjashtohet transporti i organizuar që e kryejnë operatorët ekonomikë për punëtorët e tyre deri te vendet e punës, si dhe transporti i organizuar i të punësuarve në Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e mbrojtjes – Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të punësuarit në njësit territoriale zjarrfikëse në këto komuna. Shtabi I krizës në Kumanovë nën drejtim e kreut të komunës, Maksim Dimitrevski disa herë kishte kërkuar karantinë për qytetin, por nga qeveria kanë miratuar masa shtesë duke u vlerësuar sit ë mjaftueshme përballje me virusin korona./Alsat