Një 56-vjeçar nga Kumanova është gjetur i vde*kur në kazermën e një kompanie ndërtimore.
“Me datë 22.11.2021 në ora 08.00 në Sektorin e Policisë Kriva Pallankë është raportuar se në kazermën e një kompanie ndërtimore në rrugën Rankovcë – Kriva Pallankë është gjetur i vde*kur punëtori M.B. (56) nga fshati Orasac i Kumanovës”, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë .
Është kryer kontrroll dhe ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vde*kjen pa gjurmë dhune.
Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.