Kumanovë, goditet rëndë makina e policisë

Mbrëmjen e 5 shkurtit në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku mes një makine të drejtuar nga një shofer i ri dhe makinës së policisë. Video incizimi dëshmon se vetura e llojit “Touran” ka lëvizur me shpejtësi të papërshtatshme, por akoma nuk dihet nëse shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit ose jo.

Dy policët që ndodheshin në makinën e policisë kanë marr lëndime të lehta trupore. Nuk dihet për shëndetin e shoferit që dyshohet për shkaktimin e aksidentit.