Këshilli Komunal i Komunë së Kumanovës ka thirrur për sot mbledhje urgjente me një pikë të vetme të rendit të ditës dhe atë shpalljen e ditës së nesërme (25.02.2020) e martë, ditë zie.
Këshilltarët unanimisht mbështetën këtë propozim dhe me këtë dita e nesërme u shpallë ditë zie. Gjatë ditës së nesërme të gjitha aktivitetet kulturore në këtë Komunë do të ndërpriten dhe flamujt do të ulen në gjysmë shtizë.
Anëtarët e Këshillit me propozim të kreut të Komunës, mbajtën një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli.