Me kalimin e ditëve gjithnjë e më shumë po humb interesimi i qytetarëve të rajonit të Kumanovës për t’u vaksinuar me vaksinat anti-kovid. Ekipi ynë televiziv vizitoi pikën e Vaksinimit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, ku u njoftuam se evidentohet rënie drastike e numrit të qytatarëve të interesuar për të pranuar qoftë dozën e pare, të dytë, apo të tretë.
Nga data 1 Mars ka filluar edhe fushata e “Motivimit”, me apele përmes sms porosive për vaksinim.
“Jemi duke funskionuar në dy turne, nga ora 7 e mëngjesit e deri në 19 në mbrëmje, nga e hëna në të Premte, deri tani ne si “Shtëpi e Shëndetit Kumanovë”, kemi aplikuar mbi 105.000 doza, ditëve të fundit shohim rënie të interest nga ana e qytetarëve. Të theksojmë se para disa muajve kemi patur rrethë 1800 vaksinime në ditë, momentalisht kemi nga 70 deri në 100 vaksnime të cilat kryesisht janë doza për të moshuarit mbi 60 vjeç“, – u shpreh Valdrin Miftari, Koordinator në pikën e vaksinimit – Kumanovë.
“Unë si mjeke përgjegjëse e punktit të vaksinimit, apeloj deri te qytetarët të cilët nuk kanë pranuar asnjë dozë, të vijnë e të vaksinohen, edhe ata të cilët nuk kanë marrë ende dozën e dytë duhet të vijnë për të pranuar dozën e dytë si dhe dozën e tretë, për shkak se deri tani është vërtetuar se vaksinat janë shumë efikase për parandalim e formave të rënda të sëmundjes dhe atë mund ta bëjnë pa hezitim pa dyshuar në efektet anësore të vaksinave“, – theksoi Dr. Monaliza Mehmeti.
Ndryshe në rajonin e Kumanovës sipas të dhënavave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, pothuajse cdo ditë regjistrohen nga rreth 20 persona të infektuar me COVID-19. (TVM2)